INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthim tek tradita - Ankand me Produkte Artizanale!

Rikthim tek tradita - Ankand me Produkte Artizanale!

Publikuar më: 16:39 18-03-2016

Një ankand krejt ndryshe nga ata që jemi mësuar të shohim...

Artizanet më të mira në vend kanë mbajtur një aktivitet ndryshe ku kanë prezantuar punimet më të mira të traditës. Në një formë mjaft origjinale përmes ankandit u prezantuan produkte unike, të prodhuara nga artizanët shkodranë, kuksianë dhe tiranas, me teknika të vjetra dhe modele të reja.

Prej disa vitesh artizanët shqiptarë mbështeten nga Agjencia Nxitja e Biznesit Social, që dhe organizoi këtë event.
Në garë për blerjen e këtyre punimeve të rralla ishin përfaqësues të Trupit Diplomatik, institucioneve, biznesit, organizatave vendase dhe ndërkombëtare si dhe admirues të artit popullor.

"Artizanati është në vëmendjen e Agjensisë, - tha në event Drejtoresha Ardita Bonatti dhe sipas saj shihet si një mundësi jo vetëm për zhvillimin e zonave, por edhe për rritjen e punësimit dhe të të ardhurave, veçanërisht të familjeve dhe individëve me pak apo aspak të ardhura."

Article Logic
Execution time: 0.0035839080810547