Duket se ish-kryeministri Italian Silvio Berlusconi synon të rikthehet sërish në skenën politike dhe dita më e afërt janë zgjedhjet që priten të zhvillohen në Mars.
Mesa duket lideri i Forza Italia kërkon edhe mbështetjen në Bruksel.
Aktualisht atij i është ndaluar mbajtja e posteve publike, por është pikërisht partia e tij që sipas sondazheve duket se do të fitojë.
Emigracioni është një nga çështjet më të rëndësishme të fushatës që i paraprin zgjedhjeve të marsit në shtetin fqinj.
Dhe në Bruksel 82-vjeçari është mirëpritur duke u parë si njeriu që mund të shpëtojë Italinë nga populizmi.