Ndoshta nuk do ta besoni por një javë pas shortit, janë shitur 60 mijë bileta për ndeshjen e parë të Interit në Champions Leagues atë kundër Tottenhamit. Klubi nga Milano e siguroi rikthimin në Ligën e Kampionëve pasi përfundoi në vendin e katërt në Serie A dhe tani është pozicionuar në “Grupin e Ferrit” me Tottenhamin, Barcelonën dhe PSV-në.
Tifozët e Interi janë të emocionuar me rikthimin në Ligën e Kampionëve, dhe mezi presin që ta shohin skuadrën e tyre të zemrës në “San Siro”.Me 60,000 mijë biletat e shitura në 12 ditë para ndeshjes, Interi pret se do të shiten edhe 20,000 mijë biletat e tjera të mbetura.