U bë kohë që nuk e kishim parë Elvana Gjatën në publik të sillte diçka të re dhe këto mungesa morën fund me rikthimin e bujshëm të këngëtares me krijimin e një koncerti privat për miqtë.
Dhe vetëm pak pas koncertit Elvana prezantoi për publikun minialbumin me titull “3EP” ku edhe pse nuk dëgjuam disa këngë të rrymës pop, këtë herë këngëtarja vendosi të na befasojë me balada që publikut mesa duket i kanë pëlqyer goxha.
Miliona klikime kanë arritur këngët duke i siguruar kështu një sukses të padiskutueshëm këngëtares së njohur. Këtë lajm e ka bërë të ditur menaxheri i saj Andy Gramm me anë të një postimi në Instagram.
“Kur kujtohesh të shohësh statistikat në fundjavë”, shkruan Andy në postimin e tij ku minialbumi “3EP” ka arritur 18 milionë shikime.