INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rikthimi i “The SHBLSH”? Julian Deda tregon pse vazhdon miqësinë me Ermalin dhe jo me Gentin

Rikthimi i “The SHBLSH”? Julian Deda tregon pse vazhdon miqësinë me Ermalin dhe jo me Gentin

Publikuar më: 10:51 23-04-2017

Të gjithë i mbajmë mend “The SHBLSH”, treshen e humorit, Julian Deda, Gentian Zenelaj dhe Ermal Mamaqi të cilët na mbanin të mbërthyer para ekranit me batutat e tyre. Mirëpo çdo dashuri e ka një fund dhe kështu ndodhi edhe me grupin “The SHBLSH”, por së fundmi marrëdhënia e Julit me Gentin nuk është më si më parë.

Juli ka treguar në emisionin Thumb se si është jeta me një aktor të madh, siç është Zef Deda, si dhe marrëdhënien me ish-kolegët dhe miqtë, Ermal Mamaqi dhe Gentian Zenelaj.

Me Ermalin, aktori ruan akoma marrëdhënie të mira, por me Gentin jo. I pyetur se kur do ta shohim sërish me Gentin, duke qenë se kanë kohë që nuk i kemi parë bashkë, Juli përgjigjet: “Nuk ma do mendja se do të më shihni…shumë shpejt nuk e di. Unë nuk vë data në jetën time. Kurrë nuk them kurrë!”.

“Me Ermalin është tjetër gjë. Me të ruaj akoma miqësi shumë të mirë. Kemi pasur me Ermalin një marrëdhënie tjetër, në sensin që jemi tipa më të lirshëm, më sportivë dhe nuk kemi parë shumë gjëra të vogla te njëri-tjetri prandaj kemi akoma miqësi”, ka shtuar Deda.

Article Logic
Execution time: 0.0034010410308838