Sfilata e veçantë e Elisabetta Franchi, e cila ka ardhur vetë në Tiranë për eventin e modës të zhvilluar dje në mbrëmje ka bërë bashkë shumë personazhe të njohur të showbizit.
Gjithçka nën kujdesin e veçantë të Marina Vjollca, prezantuesja e spektaklit “Klanifornia” në Tv Klan e cila njihet tashmë edhe si ambasadore e brandit prej një viti.
Në listën e të ftuarve nuk mund të mungonte motra e saj e vogël, Luana Vjollca.
Moderatorja është shprehur për emisionin ‘Jo vetëm Modë’ në Tv Klan shumë krenare për motrën e saj, Marina dhe për punën kolosale duke e cilësuar eventin të një standarti botëror.
Mes të tjerash ajo i ka dhënë një përgjigje pyetjes që i behet më shpesh: A do të rikthehet Luana Vjollca në televizion? Me shaka moderatorja nuk e përjashtoi mundësinë e shfaqjes nën logon e Tv Klan.
Luana Vjollca: Për projekte televizive nuk do të flas sot, por mund edhe të kemi, andej nga ju nuk është shumë larg nga ktej?