INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rina dhe Sin Boy u ndanë disa javë pas lidhjes? Reperja e zbulon njëherë e mirë! [FOTO]

Rina dhe Sin Boy u ndanë disa javë pas lidhjes? Reperja e zbulon njëherë e mirë! [FOTO]

Publikuar më: 11:32 30-12-2019

Reperja Rina është vënë së fundmi në qendër të vëmendjes, që pas rikthimit të saj në mediat sociale dhe në muzikë pas një shkëputjeje dy mujore.

Menjëherë pasi hapi instagramin reperja na prezantoi gjithashtu edhe me të dashurin e saj reperin grek Sinboy me të cilin postoi disa foto ku shfaqeshin të lumtur dhe të dashuruar pranë njëri tjetrin.

Mirëpo, vetëm disa javë pasi bënë publike lidhjen, u vu re se Rina nuk e ndiqte më reperin në Instagram.

U aludua për një ndarje të mundshme mes tyre dhe pas fjalëve që qarkulluan lart e poshtë, reperja vendosi të reagojë për herë të parë.

Ajo publikoi në InstaStory se ndodhej në shtëpi me reperin Sin Boy, duke shuar të gjitha dyshimet se ata nuk janë më me njëri-tjetrin.

WhatsApp-Image-2019-12-30-at-09.53.37.jpg

Vetëm dy ditë më parë, çifti lançoi bashkëpunimin e tyre të ri të titulluar “Meredith”, i cili ka arritur mijëra klikime në Youtube.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032718181610107