Një makinë e cila po transportonte vlera monetare është grabitur pasditen e sotme rreth orës 15:00 në Rinas.
Nga të dhënat e para shkruajnë mediat dyshohet se një person ka mbetur i vrarë.
Ende nuk dihet sasia e parave të grabitura por dyshohet se i përkisnin një banke të nivelit të dytë, që do t’i transportonte jashtë shtetit.
Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet.
Policia ka ngritur pika kontrolli për kapjen e autorëve.
Kujtojmë se raste të tilla të grabitjeve të makinave që transportojnë para drejt Rinasit janë regjistruar edhe në vitin 2015 dhe 2017-ën.
VIJON…