INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rinasi/ Ish-policja një nga më aktivet në grabitje, si fshehu paratë

Rinasi/ Ish-policja një nga më aktivet në grabitje, si fshehu paratë

Publikuar më: 16:51 24-04-2019

Të tjera detaje janë zbuluar për identitetin e ish-polices që ka ndihmuar grabitësit e Rinasit t’i “shpëtojnë” policisë pas rrëmbimit të thasëve me mbi 5 milionë euro .

Sipas TV Klan, ish-policia E. Bici ka pasur rol më aktiv seç dyshohej në ngjarjen kriminale të 9 prillit, pasi ajo është personi që ka djegur makinën në Bathore për të shpërqendruar aksionin e policisë, por njëkohësisht ka fshehur edhe milionat e eurove të grabitura.

31-vjeçarja ka bërë lëvizjen e parave nga makina më të cilën u larguan grabitësit për në një vend tjetër, që besohet të jetë në zonën e Niklës.

Ajo ka qenë punonjëse e Policisë së Shtetit në vitin 2015 dhe ka shërbyer në komisariatin e Kombinatit. Ajo është shkëputur nga policia me dëshirën e saj.

Ndërkohë, mësohet se për ndalimin e saj është duke u zhvilluar një aksion në Tiranë.

Article Logic
Execution time: 0.0038130283355713