Duket se rivaliteti në hip-hopin shqiptar ka një dyshe të re, pasi Stresi dhe Noizy bënë “paqe”. E kemi fjalën për ata që po mendoni edhe ju Don Xhon-Finem. Ditën e sotme dy reperët kanë thumbuar sërish njëri-tjetrin në rrjetet sociale por ende nuk dihet arsyeja që ka nxitur rikthimin e kësaj përplasjeje. Statuset në “Instastory” që janë vënë re nga faqet e ndryshme të hip-hopit në rrjete sociale janë interpretuar qartazi si kundërpërgjigje në distancë.
Don Xhoni ka postuar i pari një video të një gomari dule shkruar “Kush është ky? Po luaj pak se nuk më rrihet?”. Menjëherë më pas Finemi ka postuar një video komike duke nënkuptuar Don Xhon është i vogël pranë tij dhe as që e vë re. Kësaj video Doni i është përgjigjur me një tjetër status duke shkruar “Mos më provoko”. Më pas Don Xhoni ka fshirë postimet nga profili i tij, por gjithsesi tashmë janë bërë virale. Nuk dihet se çfarë e provokoi këtë përplasjen mes tyre, por gjërat nuk duken aspak mirë mes artistëve.