Rivaliteti mes Stresit dhe djemve të grupit OTR, duket se është rindezur sërish.
Djemtë numërojnë disa sherre apo diss-e kushtuar njëri-tjetrit gjatë këtyre viteve,. Dhe pikërisht atëherë kur dukej se gjërat ishin qetësuar mes tyre, është Stresi ai që ka reaguar i pari në Instagramin e tij ku postoi disa vargje fyese të cilat dallonin qartë se i drejtoheshin grupit OTR.
Deri atëherë ishin fansat e tyre që reaguan me komente, por nuk vonoi shumë dhe erdhi edhe reagimi i njërit prej anëtarëve të OTR. Varrosi nxitoi të shpjegojë në Instastorien e tij se jo cdo gjë që ai shkruante, I dedikohej dikujt si dhe nuk ka nguruar të bëjë edhe ironi. “sa herë shkruaj dicka qesharake apo dicka të vërtetë, njerezit mendojnë se e kam shkrujt për dikë në vecanti. Mos u gëzoni kot. Thjeshtë shkruaj mendimin tim dhe këto gëzohen se mendojnë se është për ta. Askush nuk po mendon për ty”, shkruan reperi. Si duket, pas kësaj Stresi është penduar dhe e ka fshirë postimin. /intv.al/