INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Ringjallet sëmundjet e vjetra. Fruth, murtajë e tuberkuloz në Evropë, SHBA & Afrikë [VIDEO]

Publikuar më: 17:16 31-03-2017

Organizata Botërore e Shëndetësisë jep alarmin për përhapjen e epidemisë së fruthit në Evropë, ndërsa bëri të ditur se situata më kritike është në vende si Rumania dhe Italia. Numri i të prekurëve në Itali gjatë tre muajve është mbi një mijë persona, ndërsa në Rumani nga janari i vitit 2016 deri më sot janë regjistruar 3.400 raste të fruthit , prej të cilëve kanë vdekur 17 të infektuar. Sipas OBSH situata është shqetësuese edhe në Francë, Gjermani, Poloni, Zvicër, si dhe në Ukrainë, ku numri i të infektuarve është në rritje të vazhdueshme. Gjatë 150 viteve të fundit, numri i vdekjeve në botë nga fruthit është rreth 200 milionë njerëz. Ndërkohë SHBA raportohet një shpërthim i rasteve me shyta. Që nga 1 janari deri në 25 shkurt në 37 shtetet e SH.B.A u raportuan 1,077 njerëz të prekur nga infeksioni i shytave. Kjo sëmundje nuk është shumë e zakonshme për Amerikën . Në vitin 2012, nurmi i të prekurëve ka qenë 229. Programi i vaksinimit për shytat në SHBA ka filluar në vitin 1967 ku, numri i rasteve shkonte në rreth 186,000 persona. Por edhe sëmundje të tjera të vjetra po rikthen. OBSH ka dhënë alarmin për përhapjen e sëmundjeve të tilla si murtaja, kolera dhe ethet e verdha. Murtaja aktualisht vazhdon të ekzistojë në disa pjesë të Afrikës, Azisë, dhe Amerikës së Jugut. Ka pasur 16 raste të raportuara nga kjo sëmundje, me katër të vdekur, në Shtetet e Bashkuara vitin e kaluar. Nga Kolera preken 3-5 milion persona dhe mbi 100,000 vdekje ndodhin çdo vit në mbarë botën. Një tjetër sëmundje infektive është tuberkulozi. OBSH beson se ajo mund të eliminohet deri në vitin 2025 por ndërkohë ajo vazhdon, duke vrarë në mes të 2 dhe 3 milionë njerëz në nivel global çdo vit. SHBA jep alarmin se ka patur një rigjallërim të sëmundjes: Në vitin 2014 ishin rreth 9 500 raste të raportuara ndërsa në vitin 2013, 555 persona gjetën vdekjen në Amerikë nga turbekolozi.

Article Logic
Execution time: 0.0036289691925049