Nuk mund të prisnim deri të enjten në Geek Room.
NOKIA, ka rikthyer modelin ikonë dhe shumë të dashur, 3310 por në një version tjetër.
Ky telefon legjendar është prezantuar ditën e sotme në Konferencën Botërore të Telefonave. Sigurisht që ka lojën e preferuar tonën, atë të gjarprit (Snake) dhe bateria mban shumë më shumë se modeli fillestar. 22 orë nëse bisedoni dhe 1 muaj të plotë pa biseda. Pajisja e re ka ekran 2.4-inç dhe peshon 79.6 gramë. Ka hapësirë për dy micro-SIM dhe gjithashtu ka një kamer prej 2 MP.
Sa do të kushtojë? Vetëm 49 Euro. Jemi të sigurtë që të gjithë e doni një telefon të tillë tashmë.