INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rinis kthimi i refugjatëve nga Greqia në Turqi

Rinis kthimi i refugjatëve nga Greqia në Turqi

Publikuar më: 08:10 08-04-2016

Ka rinisur kthimi i emigrantëve nga Greqia në Turqi në orët e para të ditës së premte. Grupi i parë i emigrantëve arriti në Turqi të hënën, por që atëherë procesi kishte ngecur, për shkak edhe të rritjes së minutës së fundit të kërkesave për azil në Greqi.

Sipas marrëveshjes mes Bashkimit Europian dhe Turqisë, të gjithë emigrantët të cilët kanë hyrë ilegalisht në Greqi pas datës 20 mars do të kthehen nëse të njëjtit nuk do të aplikojnë për azil në shtetin helen ose nëse kërkesa e tyre do t’ju refuzohet.

Ndërkohë, Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, deklaroi se vendi i tij nuk do të pranojë më sirianë, nëse Bashkimi Europian nuk përmbush kërkesat e Ankarasë.

“Është një proces që duhet ndjekur, janë kushte konkrete. Turqia nuk do të zbatojë asnjë marrëveshje për të marrë refugjatë sirianë nëse Bashkimi Europian nuk do të plotësojë kushtet e paravendosura në marrëveshjen tonë”, u shpreh Erdogan.

Article Logic
Execution time: 0.004019021987915