INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rinis Parlamenti. Opozita sulmon qeverinë: Drejtësia në ditët e saj më të zeza

Rinis Parlamenti. Opozita sulmon qeverinë: Drejtësia në ditët e saj më të zeza

Publikuar më: 17:52 15-01-2018

Nisi sot pasdite sesioni i dytë i legjislaturës së 9-të parlamentare. Në nisje të punimeve kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi foli për reformat që priten të miratohen ndërsa u shpreh se shqiptarët kanë pritshmëri të larta në pritje të hapjes së negociatave. “Gjatë këtij sezoni pritet të miratohen KLP, KLGJ dhe reforma elektorale. Inkurajoj të gjitha grupimet të japin kontributin për miratimin e këtyre akteve”, tha Gramoz Ruçi. Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili tha se Reforma në Drejtësi është në ditët e saj më të zeza.
“U dhunua në mënyrë flagrante nga garda. Salla e parlamentit në vend që të kthehej në kultin e zbatimit të ligjit, e abuzoi për shkak të frikës nga disa procese të dhimbshme nga krahu i shumicës duke dhunuar reformën në drejtësi. Sot cdo ulërimë për reformën ka rënë. Zgjodhët një kryeprokuror pa Vetting, nuk na duhet integriteti i tij. Ne zgjodhëm edhe ndërkombëtarët dhe ONM për garanci, por sot opinionet e tij hidhen poshtë edhe nga një copë sekretar i përgjithshëm, kjo është një ngjarje e zezë”, tha Vasili.
Lideri i opozitës Lulzim Basha tha gjatë fjalës së tij se mazhoranca shkeli Kushtetutën më 18 dhjetor për të mbrojtur krimin.
“Kthehemi pas 1 muaji në vendin e krimit. Mazhoranca e kapur nga krimi kreu krimin kushtetues, kapi prokurorinë dhe që prej datës 18 dhjetor janë fshehur kolonat e demokracisë. Ky krim kushtetues i paralajmërua nga opozita, sepse rruga e nisur nga Kryeministri është rruga e aleancës me krimin për të marrë dhe mbajtur pushtetin. E vetmja mënyrë për të garantuar paprekshmërinë e kriminelëve është kapja shkelja e ligjit, e vetmja rrugë është kapja e shtetit para se të shkatërrohen. Menjëherë pas këtij akti, Tahirit ju hoq masa shtrënguese e ndalimit jashtë shteti. Orest Sota u lirua”, u shpreh Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0023128986358643