INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rinis  qarkullimi pas 3 orësh bllokim në aksin Vlorë-Orikum, s’ka më rrezik nga shkëmbinjtë

Rinis qarkullimi pas 3 orësh bllokim në aksin Vlorë-Orikum, s’ka më rrezik nga shkëmbinjtë

Publikuar më: 14:44 12-08-2017

Ka rinisur qarkullimi në aksin Vlorë-Orikum, i cili u bllokua për shkak të rënies së disa masivëve shkëmborë nga skarpatet anësore të kësaj rruge.

Prej më shumë se 3 orësh ky aks ishte mbyllur nga policia, pasi kishte rrezik për shkëputjen e masivëve të tjerë.

Në vendngjarje mbërritën forcat xheniere, të cilat pasi kqyrën zonën deklaruan se nuk ka më rrezik për rënie shkëmbinjsh.

Policia ndodhet në vendngjarje duke orientuar trafikun. Nga shkëputja e masivit shkëmbor fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Article Logic
Execution time: 0.0028891563415527