Këto imazhe të pabesueshme vijnë nga “Etosha National Park” në Namibi, ku është verifikuar rasti më i rrallë në rrugë me protagonist një rinoceront.
Kafsha e inatosur, ka filluar të godasë me bri një automjet që kishte në bord disa turistë, të cilët u fikësuan gjatë momentin të sulmit.
Videoja është xhiruar nga Alexandra Poier, një grua e cila ka asistuar në vendngjarje nga një automjet i dytë.
Të gjithë personat në brendësi të fuoristradës së sulmuar arritën të zbrisnin të pa lënduar, por nuk është i qartë motivi që shkaktoi zemërimin e rinocerontit.
“Duhet të na ketë parë si një kërcënim, – ka treguar një dëshmitare, – por isha shumë e frikësuar, duke menduar faktin që arriti të sulmojë makinën tonë. Personi që na shoqëronte, na tha se bëhet fjalë për një rast shumë të rrallë”.