Pas një rinovimi 3-vjeçar, do të rihapen apartamentet luksoze të mbretëreshës në pallatin e Versajës për publikun, i cili ndihmoi të riktheheshin ngjyrat origjinale dhe detajet mjaft delikate të zbukurimeve.
Për të rizbuluar ngjyrat origjinale ishte i nevojshëm një verifikim i përpiktë i mureve të vendit emblematik, ku lindën 19 të ashtuquajtur “fëmijë të Francës”, e ku jetuan 3 mbretëresha dhe dy bashkëjetuese të trashëgimtarëve të fronit në 107 vitet ndërmjet vendosjes së oborrit të Luigjit të XIV dhe largimit të familjes mbretërore gjatë revolucionit.
Janë 3 gra mbretërish, ku Versaja me 16 prill, do t’i sjellë në vëmendje në dy ekspozita. Përveç Marie-Antoinette është edhe mbretëresha e harruar Marie Leszczynska, gruaja e Luigjit të XV, dhe Madame de Maintenon, gruaja e Luigjit të XIV që nuk kishte të drejtën të pretendonte kurorën.
Në Janar të vitit 2016, u mbyllën dhomat e apartamenteve të mbretëreshës pranë sallës së pasqyrave, ku për rreth 8 milionë vizitorë në vit ishte një zhgënjim i madh, ndërsa kureshtja më e madhe e njerëzve është Marie-Antoinette.