Falë një gabimi në jurinë e Bjellorusisë organizatorët e Eurovision vendosën të bëjnë një rinumërim votash, nga ku ka ndryshuar edhe renditja e disa shteteve.
Njëra nga ato ishte edhe Shqipëria e përfaqësuar nga Jonida Maliqi me këngën “Ktheju Tokës”.
Në renditjen fillestare ne ndodheshim në vendin e 18-të, por me renditjen finale ngjitemi një vend më sipër, duke ia kaluar kështu edhe fqinjëve tanë serb.
Në katër vendet e para nuk pati ndryshime. Më poshtë tabela e plotë.