Brazil – Gjermani finalja e futbollit në turneun olimpik Rio 2016 për medaljen e artë. Brazili fitoi me rezultatin e thellë 6-0 Hondurasin, me Neymar që hapi dhe mbylli serinë e golave për skuadrën e tij. Sulmuesi i Barcelonës realizoi pas 15 sekodash lojë, ndërsa Gabigol shënoi dy gola të tjerë në pjesën e parë, në minutat 26 dhe 35.
Në gjysmëfinalen tjetër të luajtur në San Paolo Gjermania mposhti 2-0 Nigerinë. Dominimi gjerman vijojë gjatë gjithë ndeshjes, megjithatë goli i sigurisë u shënua vetëm një minutë para përfundimit të kohës së rregullt nga Nils Petersen.
Finalja e madhe e Rio 2016 do të zhvillohet në Maraca më 20 gusht.