INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

RIO 2016: Medalja e artë më e çuditshme që keni parë ndonjëherë

Publikuar më: 12:32 16-08-2016

Atletja nga Bahamasi Shaunae Miller përfundoi e para garën 400 metra për femra këtë të hënë në mënyrë të jashtëzakonshme teksa është “zhytur” në vijën e finishit për t’i rrëmbyer medaljen e pestë të artë Allyson Felix.

Miller e nisi garën fuqishëm dhe kryesoi gjatë gjithë kohës por në sekondat e fundit rrezikoi të parakalohej nga amerikania, të cilës i la medaljen e argjendtë.

“Nuk e kisha bërë kurrë më parë këtë. Kam disa gërvishtje, plagë dhe djegie në trup…më dhëmb. Kur isha në tokë nuk e dija që fitova. Akoma nuk e di si ndodhi. Kisha në mendje vetëm se duhet të merrja një medalje të artë, pastaj e gjeta veten në tokë.Ishte një ndjesi e mrekullueshme” u shpreh atletja.

Ndërkohë Shericka Jackson nga Jamaica e përfundoi garën e treta.

Article Logic
Execution time: 0.0036540031433105