INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

"Rio 2016" - Nisin Lojërat Olimpike, Luiza Gega ngre flamurin shqiptar [FOTO VIODEO]

Publikuar më: 10:10 06-08-2016

Ceremonia e hapjes u zhvillua në stadiumin e famshëm të Marakanas

Në këtë kompeticion do të marrin pjesë 206 shtete me rreth 12 mijë atletë, prej të cilave 6200 meshkuj dhe 5100 sportiste femra. Mes tyre janë 13 shqiptarë që përfaqësojnë Shqipërinë dhe Kosovën.

Në ketë eveniment marrin pjesë edhe atletja shqiptare Luiza Gega, e cila me flamurin kuqezi në dorë i ka prirë Shqipërisë në parakalimin e shteteve gjatë ceremonisë hapëse të Lojërave Olimpike. Shqipëria në këto Lojëra Olimpike do të marrë pjesë me gjashtë garues.

Delegacioni i cili parakaloi në ceremoninë e hapjes së Lojerave Olimpike dhe përfaqeson Shqipërinë janë:

Luiza Gega

Izmir Smajlaj

Nikol Merizaj

Sidni Hoxha

Briken Calja

Zyrtaret:

Gjergj Ruli

Taulant Stermasi

Vildan Tufi

Sadik Mema

Elez Gjoza

Leonard Toska

Edhe Kosova do të përfaqësohet për herë të parë. Në ceremoninë e parakalimit, kampionia e botës në Xhudo, Majlinda Kelmendi ngriti flamurin e Kosovës. Kosova që merr pjesë për here të pare, në “Rio 2016” do të përfaqësohet nga tetë sportistë.

Sportistet

Ne xhudo

Majlinda Kelmendi

Nora Gjakova.

Atletike

Musa Hajdari

Vijona Kryeziu

Not

Lum Zhavelli

Rita Zeqiri

Çiklizëm

Qëndrim Guri në

Shenjëtar

Urata Rama

Gara për sportistët e Shqipërisë

Shqipëria përfaqësohet me 6 atletë në Rio, gara nis më 7 gusht

Peshëngritësja Evangjeli Veli e para që garon për Shqipërinë  në kategorinë deri 53 kg

Më 9 gusht garon peshëngritësi Briken Calja në kategorinë deri 69 kg

Më 9 gusht garon në not Sidni Hoxha në kategorinë 50 m stil i lirë

Më 10 gusht garon Nikol Merizajt në kategorinë 100 m stil i lirë

Më 12 gusht garon Luiza Gega në garën 1500 m, më 13 gusht në 3000 m me pengesa

Më 12 gusht garon Izmair Smajlaj në kategorinë kërcim së gjati

 

Article Logic
Execution time: 0.0036678314208984