INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
RIO 2016/ Shuhet ëndrra e Brazilit për medalje olimpike?

RIO 2016/ Shuhet ëndrra e Brazilit për medalje olimpike?

Publikuar më: 09:41 08-08-2016

Brazili ka dhuruar një paraqitje të turpshme ndaj Irakut dhe në ndeshjen e dytë (0-0) në Lojërat Olimpike dhe tashmë rrezikon skualifikimin. Pas barazimit 0-0 ndaj Afrikës së Jugut në sfidën e parë të grupit A, Brazili olimpik i Rogerio Micales regjistroi një tjetër barazim pa gola në Olimpiadën e Rios këtë herë ndaj një përfaqësueseje akoma edhe më modeste sic është Iraku. Treshja e ëndrrave, Neymar Jr-Gabriel Jesus dhe Gabriel Barbosa nuk i mjaftoi Selecaos për të arritur fitoren e parë sepse në Estadio Nacional në Brasilia,  Brazili nuk mori më shumë se 1 pikë përballë kombëtares aziatike.

Kombëtarja "verdeoro" nuk e ka fituar kurrë medaljen e artë olimpike dhe për ta arritur këtë, la pushim edhe Nejmarin në Copa America, por mesa duket ylli i Barçës nuk është i tillë me kombëtaren e tij. Pas Afrikës së Jugut, edhe Iraku bëhet bllokadë për vendasit, me një paraqitje fantastike, duke dhënë gjithçka dhe duke festuar me të drejtë në fund, mes duartrokitjeve të tifozerisë vendase.

Kjo e fundit fishkëlleu pa fund Brazilin, që goditi një traversë dhe iu anulua një gol në pjesën e parë, por nuk është justifikim. Në ndeshjet e tjera, Gjermania i shpëtoi në shtesë humbjes kundër Koresë së Jugut, duke barazuar 3-3, Argjentina fitoi me shumë vuajtje 2-1 kundër Algjerisë, me gjithë publikun pro afrikanëve, Portugalia mundi 2-1 Hondurasin dhe Nigeria u kualifikua para kohe me fitoren 1-0 ndaj Suedisë.

Article Logic
Execution time: 0.002349853515625