INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rio 2016, Spanja kalon në çerekfinale në basketboll

Rio 2016, Spanja kalon në çerekfinale në basketboll

Publikuar më: 10:06 16-08-2016

Spanja kalon në çerekfinale në basketboll. Skuadra e drejtuar nga trajneri italian Sergio Scariolo mposhti lehtësisht Argjentinën në ndeshjen e saj të fundit në grupin B duke u kualifikuar në fazën cerkefinale të Rio 2016. Me 3 fitore dhe 2 humbje po aq sa edhe Kroacia dhe Lituania, Spanja u pozicionua në vendin e dytë në grup në saj të pikavarazhit dhe në raundin tjetër do të ketë përballë Francën ndërsa Argjentina avancoi më tej si e 4-ta e grupit dhe tashmë do të masë forcat me favoritët kryesorë për fitimin e medaljes së Artë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Spanjollët e menaxhuan shumë mirë avantazhin duke e thelluar akoma edhe më tepër për të marrë në fund fitoren finale me rezultatin e thellë 92-73. 23 pikë 7 rebound dhe 2 asiste koleksionoi në total Rudy Fernandez ndërkohë që një paraqitje super bëri edhe veterani Pau Gasol i cili e mbylli ndeshjen me 19 pikë 13 rebound dhe 1 asist.

Surprizon Kroacia përfaqësuesja ballkanase mposhti 90-81 Lituaninë duke u pozicionuar në vendin e parë të grupit B. Pozicion ky që i jep të drejtën Kroacisë të sfidojë Serbinë në një derbi të zjarrtë në cerekfinalet e Olimpiadës së Rio de Janieros në basketboll për meshkuj. Edhe pse fitoi lehtësisht me shifrat 86-69 ndaj Nigerisë u eliminua nga turneu Brazili. Zhgënjim për brazilianët që në Olimpiadën e shtëpisë kishin si objektiv kualifikimin deri në gjysmëfinale.

Article Logic
Execution time: 0.0035178661346436