IN SPORT
“Rio 2016”, Sukses për peshëngritësit Briken Calja, renditet i 6-ti

“Rio 2016”, Sukses për peshëngritësit Briken Calja, renditet i 6-ti

Publikuar më: 09:21 10-08-2016

Në garën që ka nisur pak pas mesnate, Briken Calja është renditur i gjashti në Olimpiadë, duke qenë kështu më i miri i kuqezinjve deri më tani në Rio. 145 kg të ngritura në stilin e shkëputjes dhe 181 kg në atë të shtytjes, kanë bërë që, në total, në dygarësh ai të arrijë 326 kg. Shtangisti shtërmenas, i cili ka garuar në kategorinë e peshës trupore deri 69 kg për meshkuj, është renditur kështu i 6-ti në dygarësh, duke qenë tre vende më sipër sesa në Olimpiadën e mëparshme, “Londër 2012”.

Po kështu, edhe rezultatin e përgjithshëm e ka më të lartë se sa në “Londër 2012”, sepse ka qenë 320 kg para katër vjetësh, ndërsa tanimë është 326 kg. Ndërkohë, ai ka barazuar kështu edhe rezultatin e Romela Begajt, e cila u rendit e 6-ta në “Pekin 2008”.

Sa i përket podiumit, Shi Zhi-xhong i jep medaljen e 8-të të artë Kinës, Turqia merr medaljen e parë me të argjendtën e Ismailovit e po kështu edhe Kirgistani me të bronztën e Artikovit. Vendi i 6-të i Caljes, duke shtuar këtu dhe vendin e tetë të Evangjeli Velit, janë sukses për peshëngritjen shqiptare, që përtej problemeve të shumta me dopingun, doli me kokën lart nga Rio 2016.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0017240047454834