INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
“Rio 2016”, sulmohet me gure dhe armë autobusi i gazetarëve

“Rio 2016”, sulmohet me gure dhe armë autobusi i gazetarëve

Publikuar më: 11:27 10-08-2016

Frikë dhe terror gjatë mëngjesit të sotëm në Rio de Zhaneiro, kur një autobus që transportonte gazetarët nga një event sportiv në tjetrin, mes zonave të Parkut Olimpik, është goditur me gurë. Madje ka nga ata që mendojnë se autobuzi ku ishin rreth 20 gazetarë është qëlluar me armë zjarri, çka ka sjellë edhe plagosjen e dy personave.

“Dëgjuam goditje të forta në anën e djathtë të autobusit. Dy dritare u shkatërruan totalisht”, thanë dëshmitarët.

“Një gazetar nga Bjellorusia u plagos në dorë. Ishim konfuzë dhe nuk arrinim të kuptonim nëse po na qëllonin me armë apo me gurë”, ka qenë komenti i gazetarit të AFP-së që ndodhej në autobus, Gaston Sainz.

Fillimisht u raportua për një gazetar të plagosur, por më pas numri i tyre shkoi në dy.

Një zëdhënësi i Komitetit Organizator të Lojërave Olimpike të Rios, Mario Andrada, tha se hetues mjekoligjorë janë përpjekur të përcaktojnë nëse vrimat e krijuara në xhamat e autobusit ishin prej plumbave apo prej gurëve.

“Ende nuk kemi mundur të konfirmojmë se çfarë lloj mjeti është përdorur për të goditur autobusin”, tha ai, duke shtuar se incidenti ndodhi në zonën Curicaca, vetëm pak kilometra në veri të Parkut Olimpik. “Nuk duam të spekulojmë, ndaj dhe po presim hetimet”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0036618709564209