INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rio 2016/ Tenis, Djokovic në lot, eliminohet nga Del Potro

Rio 2016/ Tenis, Djokovic në lot, eliminohet nga Del Potro

Publikuar më: 09:49 08-08-2016

Novak Djokovic mes lotësh u jep lamtumirën përpara kohe Lojrave Olimpike Rio 2016. Do të vazhdojë të mbetet thjeshtë një ëndërr fitimi i medaljes së Artë në një Olimpiadë për numrin 1 të Botës në tenisin e meshkujve, pasi Djokovic u mposht që në ruandin e parë nga argjentinasi Juan Martin Del Potro.

Në Rio de Janiero 29-vjecari nga Beogradi u thye në dy sete nga Del Potro. Asnjë game me break nuk fitoi asnjëri prej dy tenistëve në këtë sfidë dhe gjithcka u zgidh në tie break aty ku argjentinasi i cili mban numrin 141 në klasifikimin e Atp, u tregua më i saktë. Në setin e parë Del Potro triumfoi 7-4 në tie break ndërsa në të dytin 7-2. Me shifrat 7-6 7-6 në favor të tij tenisiti amerikano-jugor mbylli llogaritë me serbin në 2 orë e 30 minuta lojë. Eliminimi i parakohëshëm i Djokovic dhe tërheqja nga Lojrat Olimpike të Rios nga ana e Roger Federer u hap rrugën tenistëve të tjerë të mëdhenj si Andy Murray apo Rafael Nadal për të tentuar fitimin e medaljes së Artë.

Article Logic
Execution time: 0.0037879943847656