IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS

RIO2016: Shikoni si e feston medaljen e artë, peshëngritësi nga kazakistani [VIDEO]

Publikuar më: 09:05 16-08-2016

Padyshim që edhe ky peshëngritës nga Kazakistani do të mbahet mend gjatë për mënyrën sesi e përcolli marrjen e medaljes së artë në Rio. Lojërat Olimpike që po mbahen në Brazil kanë surprizuar jo vetëm me çmimet, por edhe me mënyrën sesi sportistët kanë festuar triumfin e tyre.

Nijat Rahimov sapo uli shtangën në tokë dhe u sigurua se ishte i artë, filloi të kërcënte një valle tradicionale, e njohur si Lezgi. Rahimov dukej tepër komik, por për të asgjë nuk kishte më rëndësi përballë të qënit kampion bote.

Lezgi është një valle e njerëzve të Kaukazit, të cilët kanë origjinën nga një zonë mes Azisë dhe Evropës të përbërë nga kombe nga Armenia, Azerbajxhani, Gjeorgjia, Irani, Rusia dhe Turqia. Rahimov u rikthye në gara vetëm para një viti, pas pezullimit dy vjeçar në qershor të vitit 2013, ku dështoi në një një test dopingu.

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0035099983215332