Këtë fundjavë autostrada Tiranë-Durrës do të jetë e lirë për automjetet, por të hënën rinis bllokimi.
ARRSH njofton se të hënën në orën 06.00 autostrada Tiranë-Durrës do të mbyllet sërish për të vijuar me riparimin e rrugës.
ARRSH dhe policia rrugore kanë hartuar planin e radhës për të shmangur bllokimin e qarkullimit.
Bllokimi/Devijimi i trafikut do të fillojë në orën 06:00 të ditës së hënë.
Trafiku në drejtim Tiranë-Durrës devijohet në kryqëzimin e Maminasit në drejtim të rrugës dytësore.
Automjetet që udhëtojnë nga Tirana në drejtim të Durrësit duhet të futen në nënkalimin e Maminasit ( Lalezit) të Autostradës dhe të vazhdojë në rrugën dytësore deri ne kryqëzimin e Sukthit dhe në vazhdim mund
të dalin përsëri në autostradë ose të vazhdojnë në rrugën dytesore.
Ky devijim do të vazhdojë deri ditën e Enjte datë 21/06/2018
Këshillojmë gjithashtu që mjetet e transportit të rëndë që udhëtojnë nga Fushë Kruja në drejtim të Durrësit të kthehen në rrugën dytësore në Voreë duke perdorur nënkalimin e rrugës së re.
Pas përfundimit të ndërhyrjes në segmentin Maminas – Sukth do të fillojë ndërhyrja në segmentet e tjera për të cilat ARRSH dhe Policia e Qarkullimit Rrugor do të përditësojnë skemat e lëvizjes dhe informojnë opinionin publik.