Të jetë thashethem apo e vërtetë këtë nuk e dimë plotësisht, por burime të sigurta konfirmojnë për TMZ se Leonardo DiCaprio dhe Rihanna janë fotografuar duke u puthur.
Sigurisht që fotoja është censuruar menjëhere nga stafi i DiCaprios, i cili nuk ka lejuar të zbardhet për publikun e gjërë, duke sqaruar se në fakt dy artistët janë puthur në faqe, por kendi i fotos është i gabuari. Kjo fotot është kapur gjatë mbrëmjes së të dielës në një club të Parisit.Të gjithë e dimë se Leo dhe Riri ishin në një lidhje para një viti, por tashmë thuhet se ata janë vetëm miq dhe që të dy singëll. Hmmm kjo ngelet për t'u parë.