INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Riri, DiCaprio dhe....takimi i fshehtë në Las Vegas

Riri, DiCaprio dhe....takimi i fshehtë në Las Vegas

Publikuar më: 16:00 02-05-2016

Rihanna dhe Leo DiCaprio janë një çift.

Nëse deri pak ditë më parë ky ishte thjesht hamendësim, tashmë është vërtetuar që dy të rinjtë po frekuentohen. Ata u fotografuan shumë pranë me njëri-tjetrin në festivalin Coachella , por ajo që bind se këngëtarja dhe aktori i cili ka thyer zemrat e shumë femrave, janë në një lidhje, është fotoja e shkrepur mbrëmjen e së dielës në një pub në Las Vegas. Ylli i “Kiss Me Better”  i është drejtuar lokalit në orët e para të mëngjesit dhe është drejtuar për në zonën “Vip” ku e priste aktori.  Ajo ndodhej aty për turin e “ANTI”. Megjithatë çifti duket sikur duan të sfidojnë paparacët sepse edhe pse i kanë pëshpëritur njëri-tjhetrit në vesh gjatë gjithë kohës, në fund të mbrëmjes  janë larguar veç,  secili me stafin e tij.  Por loja e ndjekjes së tyre ka vazhduar pasi më pas, Riri dhe “Xhek”, janë parë bashkë në hotelin Wynn Tower. Nuk e dimë pse mundohen ta fshehin kaq shumë këtë lidhje kur mund ta bwnin mw tw thjeshtw dhe t’i tregonin botës se janë çift dhe mjaft simpatik madje.

Article Logic
Execution time: 0.0035901069641113