Mbrëmjen e kaluar u zhvillua ndarja e çmimeve "VMA" ku ndër ata që triumfuan ishte Rihanna.
Duket se bekimi që i dha Drake me surprizën që i bëri, i solli fat në skenë bukuroshes.
Por Riri ia ka kthyer këtë gjest të ëmbël reperit me këtë foto; fytyra e të dyve e "shkrirë" në një të vetme.
E pasi ka ngritur në këmbë gjithë publikun me performancat gjithë adrenalinë si dhe pasi mori deklaratën e dashurisë nga Drake, vajza nga Barbadosi ka vazhduar festën mes miqve të saj në backstage. Këto momente i ka fiksuar mikesha e këngëtares në Snpachatin e vetë Rihannës.
Teksa festojnë mes tyre, të bien në sy prania e vëllait dhe gjyshit të Rihannës me të cilin ajo ka një lidhje të ngushtë dhe më pas shkëmbyen një përqafim mjaft të ngrohtë mes tyre.
Sytë e Drake nuk i ndaheshin për asnjë çast “dashurisë së tij” që prej moshës 22 vjeçare, dashuri kjo e cila me siguri ka marrë edhe bekimin e gjyshit të këngëtares, në backstage. Një mbrëmje kjo për t’u mbajtur mend gjatë nga çifti simpatik!