Rihanna ka tashmë më shumë singëlla të renditura në vend të parë se dy ikonat e Pop-it të njohur në mbarë botën.
Kënga e saj me Drake, “Work”, klipi i së cilës u publikua ditën e djeshme është në vend të parë në US Billboard Chart, që do të thotë se ka lënë pas Michael jackson dhe Madonna-n. Këngëtarja ka qënë në një nivel me Jackson dhe Madonna sa i përket klasifikimeve të singëllave të saj në 13 këngët më të mira.
Megjithëse Riri ka arritur të ketë një pozicion të rëndësishëm për këngët më të mira në US, nuk ka kaluar ende suksesin e The Beatles apo Mariah Carey.