Vazhdojnë sukseset e bukuroshes nga Barbados.
Së fundmi Rihanna ia ka dalë që për herë të parë në karrierën e saj të gjatë dhe të pasur muzikore të qëndrojë më gjatë se sa vetëm një jave në krye të klasifikimit më të rëndësishëm sa i përket shitjeve të albumeve, Billboard 200. Me projektin “Anti” 28-vjeçarja ka mundur të lërë pas albume si “25 i Adele apo “Purpose” i Justin Bieber, edhe pse kopjet e shitura të tij nuk ishin të shumta në numër. Vetëm 17 mijë kopje janë shpërndarë, por këtë pozicion Rihanna e ka fituar kryesisht nga shitja e singëllave popullorë, një prej të cilave edhe “Work” në bashkëpunim me Drake. Me siguri një pjesë e këtij suksesi i atribohet tour-it të saj aktual si dhe performancave provokuese nëpër koncerte. Lajmi është bërë i ditur edhe nga vetë këngëtarja nëpërmjet një postimi në Instagram, ku nuk ka munguar falenderimi i sinqertë kundrejt fansave!