INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Riri prezanton koleksionin e saj në Javën e Modës në New York

Riri prezanton koleksionin e saj në Javën e Modës në New York

Publikuar më: 10:37 14-02-2016

Riri ka gjithmonë diçka për të na lënë me gojë hapur.

Këtë herë këngëtarja 27 vjeçare prezantoi koleksionin e saj për Puma, në javën e modës në Neë York. Koleksioni i quajtur Fenty Puma kishte një karakter Urban, ku mbizotëronin ngjyrat monokrome si e bardhë, e zezë dhe gri influencuar edhe nga kultura Goth, ku shihet qartë në buzët e zeza të modeleve. Vetë stili i Rihanës ishte një influencë për këtë linjë veshjesh, duke ndërthurrur veshjen sportive me atë chic. Top modelet, Gigi dhe Bella Hadid ishin prezente në pasarelë, të cilat i dhanë shfaqjes një tjetër nuancë. Sipas Riri-t veshjet nuk kanë një gjini të caktuar pasi ato janë një miks i anës femërore me atë mashkullore. Ishte Rihanna ajo që mbylli shfaqjen duke ecur në pasarelë veshur me një kostum sportiv, i cili i nxirrte në pah këmbët e saj elegante si dhe atletet bardh e zi dizenjuar nga vetë ajo.

Article Logic
Execution time: 0.003493070602417