INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Riri VS Kanye: Cili mbizotëroi në javën e modës?

Riri VS Kanye: Cili mbizotëroi në javën e modës?

Publikuar më: 12:09 21-02-2016

Dy këngëtarë me një pasion për modën. 

Edhe pse Kanye është përfolur shumë kur pushtoi gjithë sheshin e Madison Square Garden për prezantimin e koleksionit të tij Yeezy Season 3, si dhe për promovimin e albumit “The Life Of Pablo”, pa harruar edhe luftën në Twitter me Wiz Khalifa dhe Amber Rose, duhet të themi se gjithë atributet për shfaqjen më të mirë i mori Riri, për koleksionin e saj FENTY nga Puma. Sipas llogartijeve nga Twitter, koleksioni i Rihanna-s dominoi në bisedat për #NYFW (New York Fashion Week). Puma dhe këngëtarja 27 vjeçare qëndrojnë në vend të parë për markën më të përfolur dhe stilisten më të mirë. Plus, imazhi i Ririt që u shafq në fund të shfaqjes, mori plot 17.200 shpërndarje si dhe 35.500 pëlqime.
Kanye mund të pretendojë se është 50% më shumë i pushtetshëm se çdo figurë tjetër në histori, por ishte Riri ajo që komandoi javën e modës dhe mori vëmendjen e të gjithëve. Mos ndoshta je pak xheloz Kanye?

 

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717