Një gomone ka pësuar defekt në det dhe në pamundësi për ta riparuar, dy personat që ndodheshin në të kanë kërkuar ndihmën e policisë bregdetare.
Ngjarja është regjistruar mbrëmjen e djeshme në brigjet e Vlorës, pranë ishullit të Sazanit. Gomonia me emrin ‘Stuhia 1375’, me 2 persona në bord, me shtetësi shqiptare ka, ka pësuar defekt në një motor dhe është këputur sistemi i drejtimit (timoni, transmeton syri.net.
Kjo ka bërë që dy personat në bord të kërkonin ndihmë, dhe menjëherë pranë tyre ka shkuar roja bregdetare dhe policia kufitare të cilët i kanë shpëtuar, ndërsa kanë nxjerrë mjetin lundrues në breg.