Identifikohet rasti i parë i parë pas shumë kohësh i kultivimit të kanabisit në Qarkun Gjirokastër.
Lënda narkotike është zbuluar në vendin e quajtur 'Përroi i Shpatës', ku ishin mbjellë 1800 bimë narkotike.
Bimët e mbjella ishin në një pronë publike që ishte kontraktuar nga 59-vjeçari S. N.
Policia thotë se u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit S. N, 59 vjeç banues në Frashër.
Gjithashtu u referuan materialet në Prokurori për shtetasin R.B, 51 vjeç banues në Përmet.