INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rishfaqet lideri i ISIS, bën thirrje për luftë

Rishfaqet lideri i ISIS, bën thirrje për luftë

Publikuar më: 14:08 23-08-2018

Rishfaqet, lideri i grupit ekstremist, ISIS, Abu Bakr al-Baghdadi. Ai ka bërë thirrje mbështetësve të tij, që të vazhdojnë të luftojnë grupet armike në gjithë botën. Incizimi audio prej 54 minutësh është publikuar nga një prej mediave të ISIS, Fondacioni al-Furqan. Deri tani ka pasur raportime të ndryshme rreth asaj se ku ndodhet Al-Baghdadi dhe është dyshuar se ai mund të kishte vdekur.
Po në incizimet e fundit, Al Baghdadi ka përmendur ngjarjet aktuale, duke përfshirë mosmarrëveshjet mes Turqisë dhe SHBA-së, lidhur me ndalimin e pastorit amerikan në Ankara. Baghdadi ka thënë se “Amerika është duke kaluar në periudhën më të rëndë në të gjithë historinë e saj” dhe se Rusia është duke garuar me të, për të fituar ndikim në Lindje të Mesme. Ai po ashtu ka kritikuar rebelët e rrethuar nga forcat e presidentit sirian, Bashar al-Assad në jug të Sirisë, duke i cilësuar ata tradhtarë dhe ju bën thirrje që t’i bashkohen grupit të tij. Lideri i ISIS ka paralajmëruar se provinca Idlib në Siri, zona e vetme e kontrolluar nga rebelët, pritet të pushtohet nga forcat ruse dhe ato sirine.
Pavarësisht raportimeve për vdekjen e tij, zyrtarë të ushtrisë amerikane besojnë se ai është ende gjallë, derisa ka dyshime se është duke u fshehur në një shkretëtirë mes Sirisë dhe Irakut. Para këtij regjistrim Al Baghdadit u shfaq në në shtator të vitit 2017 dhe atëherë u ka bëri thirrje të gjithë mbështetësve që të vrasin armiqtë kudo që janë dhe me çfarëdo arme që kanë mundësi. Pas atyre deklaratave, militantët e këtij grupi kanë kryer disa sulme në gjithë botën. Ndaj mesazhi i tij i fundit duhet të merret seriozisht nga qeveritë dhe ekspertët e antiterrorit në mbarë botë.

Article Logic
Execution time: 0.0037181377410889