INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Rishfaqet Monika Kryemadhi, i shkruan Ramës gjerë e gjatë që i ka marrë ‘’dashurinë e fëmijëve’’

Rishfaqet Monika Kryemadhi, i shkruan Ramës gjerë e gjatë që i ka marrë ‘’dashurinë e fëmijëve’’

Publikuar më: 20:36 03-06-2019

Mungesa e Monika Kryemadhit ishte ajo që ra në sy gjatë protestës së shtatë kombëtare të zhvilluar nga opozita në ditën e djeshme.

Kryetarja e LSI-së dha lajmin se ajo ka kryer një operacion të vështirë, i cili ka përfunduar me sukses dhe ndër të tjera i ka dërguar një letër gjatë kryeministrit Edi Rama.

Në postimin e saj në Facebook, Kryemadhi i ka dhënë një mesazh të drejtpërdrejtë kreut të ekzekutivit, për të cilin thekson se kjo nuk është një betejë personale me të, por me sistemin monist që Rama po përpiqet të instalojë në Shqipëri.

Kryemadhi tha se beteja e opozitës është për Shqipërinë e së ardhmes. “Edi, kjo betejë nuk është personale me ty, por me sistemin monist, që kërkon të instalosh Ti në Shqipëri.”

Më tej ajo ka folur edhe për një pjesë personale të jetës së saj: dashurinë për fëmijët, të cilën thotë se kryeministri e shfrytëzon mediatikisht:

“Ti e di sa i dua, unë, fëmijët e mi. Aq sa nga kjo dashuri të kam dhënë edhe Ty, të paktën për fasadë dhe mediatikisht e përdor me raste, të duash edhe Ti fëmijët e tu. Nuk besoj se e ke harruar. Realisht jam në dilemë për këtë, sa ke mësuar t’i duash.

Se një prind, që do fëmijët e tij, nuk mund të urdhërojë helmimin e dhjetëra fëmijëve, që ishin në protestë me prindërit e tyre dhe të mos artikulojë asnjë ndjesë.”

Gjatë letrës Monika ka shpjeguar edhe martesën me bashkëshortin e saj Ilir Meta:

“Unë e dua shumë bashkëshortin tim. Kam mbi çerek shekulli me të. Jo për fasadë, as për foto ceremoniali dhe lajme rozë. Ne e duam njëri-tjetrin pavarësisht se politikisht nuk ndajmë të njëjtat ide. Kemi kundërshtitë tona, herë herë edhe të mëdha, por e duam shumë njëri-tjetrin dhe të dy së bashku fëmijët tanë.”

Në përfundim të letrës ajo i është drejtuar kryeministrit me një këshillë të vlefshme dhe duke i kujtuar se ai ka humbur kontaktin me realitetin:

“Të kam thënë, mos merr drogë, por bëj palestër. E ke lënë veten të të ndryshojë realitetin dhe nuk po kupton më asgjë. Të duket gjithçka me ngjyra ngjyra, si fluturat që vizaton dhe ke mbushur zyrën e Kryeministrit të Shqipërisë”, shkruan në postimin në faqen e saj në Facebook, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037319660186768