Një ditë më parë Kreu i Bashkisë, Erjon Veliaj ka vizituar xhaminë e re që po ndërtohet në Tiranë dhe ka parë nga afër punimet. Me sa duhet kjo vepër ka marrë vëmendjen e aktorit Robert Ndrenika. Duke marrë shkas nga inspektimi, Ndrenika i ka shkruar Veliajt se xhamia dhe kisha e shqiptarëve është teatri.
“Zoti Erjon Veliaj, Kryebashkiak i Tiranës. U gëzova shumë sot tek ju pashë duke vizituar xhaminë e re që po ndërtohet me sukses në Tiranë.
Me këtë rast dua t’iu RIKUJTOJ se Xhamia dhe Kisha e shqiptarëve është TEATRI!”, shkruan Ndrenika në postimin e tij në Facebook.