Selena Gomez është rishfaqur pas tërheqjes nga dritat e prozhektorëve në Hollywood.
Dëshmitarë të ndryshëm konfirmojnë se këngëtarja ndaloi në Tennessee të shtunën për një vakt mbasdite. “Ajo e shijoi qëndrimin për një drekë të vonë aty. Ishte shumë e sjellshme me të gjithë dhe më se e lumtur të dilte në foto me këdo prej fansave” tregon një dëshmitar.
Nisur nga kjo nisi edhe një “festë” në Twitter për rikthimin e Selenës. Sic dihet, këngëtarja lajmëroi në gusht se do të tërhiqej pak nga skena për t’u fokusuar te shëndeti pas diagnostifikimit me lupus. Që atëherë ajo nuk ishte shfaqur diku dhe postimi i saj i fundit në Instagram ishte 7 javë më parë. Por së fundmi, Selena i siguroi fansat se e vlerësonte mbështetjen e tyre ndërsa i kishte lënë pas për pak kohë prioritet lidhur me muzikën dhe aktrimin. Në postimin e saj, ajo shpresonte të inkurajonte edhe të tjerët të flisnin për problemet e tyre.