INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Rishfaqet "shqiptari më i urryer", kërcënon reperin Killah

Publikuar më: 10:32 29-01-2016

Sipërmarrësi i farmaceutikës që u bë i njohur në mbarë botën për rritjen 5 mijë fish të çmimit të një ilaçi kundër AIDS-it, Martin Shkreli, po bën sërish emër në rrjetet sociale.

Kësaj here ai ka kërcënuar me jetë reperin Ghostface Killah. Në një video të publikuar nga TMZ, ai shfaqet i rrethuar nga tre persona dhe kërcënon pjesëtarin e grupit “Wu­Tang Klan”.

Djali i emigrantëve shqiptarë duket se është i shqetësuar nga fyerja që i ka bërë Ghostface Killah, i cili ka thënë se Martini duket sikur “Michael Jackson e ka nxjerrë nga hunda”.

Në video, Shkreli i thotë se po ia përmendi më emrin, do ta pësojë keq, e thërret “biri im”, ndonëse i thotë që je plakur dhe të ka ikur koha.

Videoja është plot me fjalë të ndyra. Përkundër këshillave të njerëzve të afërt, ai vijon të kërkojë sa më shumë vëmendje publike. Sipas TMZ-së, videoja ka shkaktuar më shumë tallje dhe fyerje sesa simpati për ish-­drejtuesin ekzekutiv të firmës farmaceutike që ngriti çmimin e një ilaçi vital për të sëmurët me AIDS dhe kancer nga 13.50 dollarë në 750 dollarë për një kokërr të vetme.

Article Logic
Execution time: 0.0036611557006836