INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risi në vendin tonë, nga janari Tirana me dy kryetarë bashkie

Risi në vendin tonë, nga janari Tirana me dy kryetarë bashkie

Publikuar më: 19:24 25-11-2016

Erion Veliaj nuk do të jetë kryetari i vetëm i Bashkisë së Tiranës. Kryebashkiaku aktual, deklaroi sot gjatë vizitës në një biznes se Tirana do të ketë edhe kryebashkiakun e natës duke filluar nga muaji janar i vitit të ardhshëm.

Veliaj tha se krybashkiaku i natës është një pozicion që e kanë shumica e vendeve të zhvilluara. Ai do të merret me promovimin e ekonomisë së natës.

Megjithatë, Veliaj nuk përmendi emra se kush mund të jetë krybashkiaku i natës që do zëvendësojë atë kur të jetë në gjum.

“Siç ndodh në Amsterdam, në Zyrih apo në Londër, ai do të merret vetëm me promovimin e ekonomisë së natës. Kemi premtuar një qytet që punon me tre turne, por edhe që jeton me tre turne. Në shumë prej vendeve të botës ekonomia e natës, pra e festave, e lokaleve, gjeneron pafund të ardhura dhe vende pune kryesisht për të rinjtë, studentët. Ndaj, duam që kjo të ndodhë në mënyrë të përgjegjshme, të ketë një kryebashkiak nate që rri zgjuar në turnin e tretë dhe menaxhon vetëm këto lloj aktivitetesh. Promovon ekonominë, e cila njihet si ekonomia e turnit të tretë, për t’u siguruar që jo vetëm qyteti jeton 24 orë, por për t’u siguruar gjithashtu për sa më shumë punësime e sa më shumë maksimizojmë orët e ditës dhe hapësirat e qytetit për ekonominë e njerëzve tanë dhe të rinjve që jetojnë në Tiranë”, tha Veliaj.

Article Logic
Execution time: 0.0028040409088135