INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risia e BMW i4

Risia e BMW i4

Publikuar më: 15:59 19-10-2018

Veturat elektrike të brendit 'BMW' do të marrin një hap të madh drejt rrjedhjes së përgjithshme me modelin e tretë, atë "i4". Deri në vitin 2021, "BMW i4" do ta ngushtojë hendekun midis modelit radikal të kompanisë "i3" dhe "i8" si dhe veturave më të shitura të "BMW"-së, atyre "3" dhe "5 Series". Deri më tani, modelet "i" kanë qenë shumë të dallueshme nga gjithçka tjetër në linjën "BMW" - ndihmuar nga konstruksioni unik dhe përdorimi i materialeve, përfshirë fibrat e karbonit. Por, "i4" do të bazohet në versionin e platformës më të fundit të "BMW"-së, bëhet fjalë për platformën "CLAR", që është një arkitekturë modulare e dizajnuar për të përforcuar gjithçka nga "3 Series" e deri te "7 Series", dhe të akomodojë modelet me benzinë, naftë, hibrid dhe motorët krejt me rrymë. "BMW" ka konfirmuar në ngjarjen e fundit te "Paris Motor Show" se "i4" shumë shpejt do të pasohet nga "iX3 all-electric SUV".

Instagram Banner
Article Logic
Execution time: 0.0036790370941162