INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risia e Euro 2016: Ndalohet duhani

Risia e Euro 2016: Ndalohet duhani

Publikuar më: 08:31 01-06-2016

UEFA konfirmoi këtë të martë politikën e saj për një Evropian “pa duhanpirje”. Në 10 stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet nga 10 qershori deri më 10 korrik nuk do të lejohet duhani.

Si pjesë e fushatës së UEFA-s “Respektoni shëndetin tuaj”, Evropiani pa duhan i kësaj vere do të ecë kështu me një hap përpara nga të gjithë turnetë e tjerë evropianë, pasi vullnetarë të shumtë por edhe rojet e stadiumit janë trajnuar posaçërisht për t’u bërë të ditur spektatorëve politikën e institucionit evropian të futbollit, politikë që duhet të zbatohet gjatë gjithë kohës.

Kushdo që do të kapet duke pirë duhan, apo duke tymosur cigaret elektronike me të kaluar pengesat rrotulluese për hyrjen në stadium, do t’i kërkohet të ndalet: e pasi ta shuajë do të lejohet brenda.

Mbi 6.500 vullnetarë janë gati për të zbatuar këtë politikë në Euro 2016. Ata kanë marrë trajnimin e nevojshëm përmes një platforme elektronike, një aplikacioni dhe një sesioni improvizimi të situatave të ngjashme me hyrjen e tifozëve në stadium.

Article Logic
Execution time: 0.0038042068481445