INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risia e Google Map. Aplikacion për sigurinë e personave me aftësi të kufizuara

Risia e Google Map. Aplikacion për sigurinë e personave me aftësi të kufizuara

Publikuar më: 18:32 19-03-2018

Google Maps ka sjell një tjetër risi që do ju vij në ndihëm personave me karrige me rrota.

Tani udhëtimi për personat me aftësi të kufizuar do jetë më komodë në zonat e populluara dhe në qytetet e huaja shkruan intv.al

Në programin e google map tashmë shfaqet dhe një tjetër ikonë në formën e karriges me rrota, me klikimin e këtij opsioni do shfaqet mundësit dhe rrugët me të sigurta për personat me aftësi të kufizuar.

Opsioni me karrige me rrota mund të aktivizohet në seksionin "Opsionet" e aplikacionit Google Maps së bashku me preferencat e tjera të itinerarit.

Për momentin ky opsion i Google Map është i aksesushëm vetëm në qytetet si Nju Jork, Boston, Mexico City, Sydney, Tokio dhe Londër por që drejtues të kompanisë po punojnë në përhapjen e tij dhe në qytetet të tjera, shkruan intv.al

Megjithatë risit e Google Map nuk mbyllen me kaq.

Kompania disa muaj më parë ka lajmëruar se ka filluar të shqyrtojë faktorët e aksesueshmërisë që mund të jenë të dobishme për përdoruesit, si lokacionet e banjove publike.

Google gjithashtu po përditëson imazhet e rrugëve nën kalime në mënyrë që njerëzit të mund të shikojnë në brendësi të stacioneve para se të mbërrijnë.

Article Logic
Execution time: 0.0037059783935547