INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risia e Instagram, ç’do të thotë “You’re All Caught Up”

Risia e Instagram, ç’do të thotë “You’re All Caught Up”

Publikuar më: 14:14 03-07-2018

Instagram së fundmi ka krijuar një mjet të ri i cili ju tregon dhe ju paralajmëron se ju i keni parë të gjitha postimet në 48 orët e fundit duke ju dhënë mundësinë të shpenzoni më pak kohë në këtë rrjet social.

Pra kur të shihni njoftimin “You’re All Caught Up”, dijeni se keni parë çdo postim të dy ditëve të fundit.Sipas rrjetit social ku opsion i vjen në ndihmë përdoruesve për të kuptuar sesa kohë ata shpenzojnë online.

‘Çfarëdo posti mbi shenjën e gjelbër është postuar ditën e sotme dhe ju e keni parë. Ç’është nën shenjën jeshile është postuar dje dhe ju i keni parë dhe ato.

Mund të dilni nga Instagrami tani dhe të bëni diçka tjetër, s’ka asgjë për të parë këtu. Jini produktiv” nënvizon kompania në njoftimin e saj.

Mjeti i ri është aktiv për të gjithë telefonët Android dhe IOS.Opsioni ‘You are all caught up’ është pjesë e premtimit të Instagram i cili na jep mundësinë të kuptojmë më së miri sa kohë shpenzojmë në rrjetin social.

“Të kuptosh sa kohë shpenzojnë njerëzit online është e rëndësishme, dhe është përgjegjësia e kompanive të jemi të ndershëm, ne duam të jemi pjesë e zgjidhjes” u shpreh CEO i kompanisë.

Article Logic
Execution time: 0.0036649703979492