Pak ditë na ndajnë nga e shtuna e madhe që do të hapë siparin e Big Brother 9.
Surprizat nuk kanë të mbaruar, por këtë të fundit do ta konsideronim si një befasi të vërtetë. Ndryshe nga të gjithë edicionet e mëparshme, këtë vit Big Brother do të sjellë edhe autoironinë. Diçka e tillë do të mundësohet nga djemtë e fenomenit të rrjeteve sociale, “Çmendina Dublim” të cilët menjëherë pasi të përfundojë spektakli i së shtunës do realizojnë një emision nën titullin “Big Bastard”. Ashtu siç duket qartësisht nga titulli, bëhet fjalë për një emision me humor dhe satirë, të cilët do të ngacmojnë ndodhitë në Big Brother duke sjellë gafat e moderatorëve Arbana Osmani, Albana Osmani edhe Olti Curri, probleme të ndryshme teknike por edhe ndonjë koment mbi banorët. Gjithçka pritet të zbulohet plotësisht në vijim.