INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Risia e radhës e Instagram i tmerroi përdoruesit, por ja si është e vërteta [VIDEO]

Risia e radhës e Instagram i tmerroi përdoruesit, por ja si është e vërteta [VIDEO]

Publikuar më: 21:38 27-11-2016

Këtë javë u përhap lajmi se Instagram kishte sjellë risinë e radhës duke ku do të njoftote  personin që ju i keni  bërë screenshot postimit të tij. Të gjithë u shqetësuan sepse ky veprim i kushtëzonte por qetësohuni. Lajmet e fundit thonë se kjo nuk është aspak e vërtetë.

Ja cila është e vërteta…  Kur Instagram lançoi lajmin e tij për “fotot që zhduken”, ku ju i çoni foto të tjerëve dhe ato zhduken pasi i kanë parë, tha: “Shkoni direkt në kamera për të bërë foton ose videon, dhe më pas shtypni shigjetën që ta dërgoni në mënyrë private. Mund të zgjidhni një grup, apo të krijoni vetë një të tillë në pak hapa, dhe gjithashtu mund tua dërgoni miqve në mënyrë individuale në të njëjtën kohë.

Ndryshe nga mesazhet e tjera të drejtpëdrejta Direct, këto foto dhe video zhduken nga inbox i miqve tuaj pasi ata i kanë parë. Dhe mund t’i shihni nëse ata u janë përgjigjur apo i kanë bërë screenshot”.

Por duhet të dini se kjo nuk do të thotë që Instagram i dërgon njoftime personave kur bëni screenshot fotove  dhe përdoruesit marrin një njoftim për këtë. Kështu që, rrini të qetë.

Article Logic
Execution time: 0.0035369396209717